Hapësira që Radio Televizioni i Kosovës i ka dhënë një videoje të Kadri Veselit - përmes së cilës kreu i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës flet për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ka nxitur reagime.
Ka qenë deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ajo që nuk ka hezituar ta quajë RTK-në Radio Televizion të Kadrisë. Ka kujtuar edhe investimin që qytetarët e Kosovës e bëjnë për televizionin publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“RTK = Radio Televizioni i Kadrisë! Qytetarët paguajnë hiç me pak se 10 milionë euro”, ka shkruar Pantina në Facebook.
Në një video 1 minutë e 40 sekonda, ish-shefi i SHIK-ut u shkruan nw njw letër fëmijëve të tij, të cilëve u tregon se këtë javë është manifestimi për Epopenë e UÇK-së. Nuk e vonon të tregojë njohjen që e kishte me komandantin legjendar.
Kujtojmë që familja Jashari sot ka bojkotuar manifestimin që ka shënuar nisjen e “Epopesë së UÇK-së”, të organizuar nga institucionet e Kosovës, e ku ka marrë pjesë por nuk ka folur Kadri Veseli.