Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Jemi në një situatë të vdekjes së vendimmarrjeve

Arben Gashi nga koalicioni LAA ka thënë sot se situata e krijuar pas ndërprerjes së sotme të vazhdimit të seancës konstitutive për herë të pestë, shtyn LAA që të veprojë sipas rrethanave të reja konstituive ligjore.

Ai tha se qëndrimi i LDK-së është se duhet të votohen nënkryetarët e Kuvendit dhe të shikohen aspektet ligjore për vonesën e koalicionit PAN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Gashit, PAN-i ka të drejtën vetëm për të propozuar kandidat, jo për të bllokuar vendin.

“Jemi në një situatë kushtetuese. Si të dalim nga kjo bllokadë. Sipas meje është mundësia e procedimit të kuvendit pasi të gjitha partive tjera ju takon nga një nënkryetar”, ka thënë ai duke shtuar se vendi është në një situatë të vdekjes për të marrë vendime e për të bërë krijuar institucionet.