Si pjesë e procesit konsultativ me palët e interesit, për zgjerimin e listës së produkteve për prokurim të përbashkët, Ministria e Financave ka mbajtur takim me palët e interesit, ku u diskutua për Ndryshim/Plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Zbatimin e Procedurave të Prokurimit Publik të Përbashkët/Centralizuar, dhe me këtë rast u prezantuan kategoritë e reja që planifikohet t’i shtohen listës së prokurimit të përbashkët.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, bëri të ditur gjithashtu se që nga viti i kaluar ka filluar implementimi i platformës elektronike të “e-Prokurimit”, ku zbatimi në nivelin qendror ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa për nivelin komunal ka filluar në janar të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo formë e prokurimit siguron nivel më të lartë të transparencës dhe efikasitetit në shpenzimeve publike”, shtoi Krasniqi.
Ai shtoi se sipas Marrëveshjes që kemi me FMN-në, përveç kritereve të tjera të cilat janë plotësuar nga ana jonë, kriter mbetet edhe zgjerimi i listës së prokurimeve të centralizuara, për të qenë në harmoni të plotë me zbatimin e kësaj marrëveshje.
“Si rezultat, janë dhënë propozimet që kjo listë, nëpërmjet Ndryshim/plotësimit të Udhëzimit Administrativ për Zbatimin e Procedurave Qendrore të Prokurimit Publik, të zgjerohet me 4 kategori të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë: Blerja e veturave, Marrja me qira e veturave, Furnizim me mobileje, si dhe Shërbimet e shtypit të publikimeve”, u shpreh ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.