Hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë të stërmbushura me udhëtarë gjatë këtij sezoni.
Numri i pasagjerëve, të cilët udhëtojnë me trafikun ajror, ka arritur në 235 mijë deri në këtë muaj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor edhe këtë vit, ankesa e tyre mbetet çmimi i lartë i biletave. Ankohen se sado që kanë standard të mirë jetësor në vendet e BE-së, çmimet e biletave shpesh herë janë të papërballueshme.
Kryetari i kompanisë “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se agjencitë po abuzojnë më çmimet sepse Kosova nuk ka asnjë mekanizëm institucional që monitoron këto agjenci.
Ndërkohë, zyrtarët e aeroportit janë mjaft të kënaqur me perfomancën e udhëtimeve. Valentina Gara thotë se këtë muaj ka 12 për qind rritje të numrit të udhëtarëve.