Në rrugën ‘Silifke’ të Fushë Kosovës ka rënë një shtyllë e telefonit e cila po qëndron e mbajtur vetëm në tela.
Qytetarët e kësaj lagje po ndihen të rrezikuar, derisa shprehen se për këtë rast kanë njoftuar edhe Policinë, emergjencën dhe punonjësit e KEDS-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë banor i lagjes I ka dërguar fotografitë në e-mailin e redaksisë së KosovaPress-it duke thënë se pavarësisht se i kanë njoftuar organet kompetente, askush nuk u ka dalë në ndihmë.
Sipas I.J, zyrtarë të Policisë së Kosovës, kanë shkuar në vendin e ngjarjes por të cilët pas një ore janë larguar.
Ai thotë se thirrjes së banorëve u janë përgjigjur edhe punonjësit e KEDS-it, të cilët pas vrojtimit të shtyllës janë larguar me arsyetimin se kjo nuk është në kompetencë të tyre.
Foto nga vendi i ngjarjes:
