Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se të mërkurën më 16 të këtij muaji, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, megjithqë për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.
“Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të hiqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës”, tha sot Ivica Daçiq, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, me ç’rast ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është mbledhje e rregullt, megjithëqë fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit”, tha Daçiq dhe ka shtuar se “për shkak të interesave tona kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxojmë të bënim lëvizje, të cilat do t’i rrënonin raportet tona”.