Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet brenda 10 ditësh dhe atë me bazë më të gjerë, duke aluduar në lëvizjen e Behgjet Pacollit.
“Jemi në një mundësi të një Qeverie me bazë më të gjerë, ka disa zhvillime që vërtetë e arsyetojnë mungesën e këtyre ditëve. Ishte e paraparë shkuarja në votim me 61 vota, por tani kemi një bazë më të gjerë, ka një zhvillim nga AKR nga z. Pacolli. Mund të marrë 10 ditë diku aty pari formimi i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj për televizionin Besa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se do t’i përvishen punës “dhe do ta kthejnë për së mbari vendin”.
Kur është pyetur për vendime të mëdha dhe konkretisht për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Haradinaj ka thënë se “nuk i kemi ato vendime në tavolinë, kemi aspekte të tjera të punës që i kemi urgjent, e që është zhvillimi ekonomik, rendi e ligji”.