Kadri Veseli i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, po vazhdojnë përpjekjet për të bërë edhe dy vota për ta bërë këtë të parin kryeparlamentar e të dytin kryeministër.
Sot ata janë parë së bashku me djalin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukën, në njërin prej restoranteve të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVota e “përfaqësueses” së familjes Rugova si duket tashmë është siguruar. Teuta Rugova, deputete e LDK-së votoi pro një kërkese të PAN-it që donte të shtynte për dy orë seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht.
Deputeti më i vjetër i kësaj legjislature Adem Mikullovci nga Vetëvendosje ka thirrur për të hënën vazhdimin e katërt të seancës konstitutive, në të cilën PAN-i ka thënë se nuk merr pjesë, me arsyetimin se Mikullovci po e thërret njëanshëm vazhdimin e seancës.
Kujtojmë se deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur bindjen se as pasardhësit biologjikë e askush tjetër nuk mundet ta dëmtojë trashëgiminë historike të Ibrahim Rugovës.
Madje, duke folur në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se LDK-ja e ka të drejtën ekskluzive mbi këtë trashëgimi, sepse Ibrahim Rugova ishte themelues i kësaj partie.
Bajrami ka thënë se nuk do që ta paragjykojë votën e bijës së Ibrahim Rugovës, Teutës, për PAN-in, por ka thënë se në rast të tillë ajo do të ishte kundër frymës rugoviane.
“Pasardhësit e tij biologjik nuk mund ta dëmtojnë trashëgiminë historike. Askush nuk mund ta dëmtojnë trashëgiminë politike e historike të Ibrahim Rugovës. Qytetarët e kanë të qartë se askush nuk mund ta dëmtojë këtë trashëgimi”, ka thënë Bajrami.
Deputetja që në mandatin e kaluar ka qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se presin që Teuta Rugova të reflektojë, sepse vota e saj pro shtyrjes së seancës nuk është ndonjë indikacion i qartë.
“Për ta gjykuar Teutën duhet të presim se si do të sillet ajo kur të vie puna për të votuar kryeparlamentarin. Por nuk ka presion që e justifikon votën e saj kundër partisë, kundër frymës rugoviane, sepse nëse është kundër LDK-së është kundër frymës rugoviane. LDK-ja e ka ekskluzivitetin e trashëgimisë rugoviane”, ka thënë Bajrami.
“Në saje të LDK-së ajo është bërë deputete. Kërkoj falje nëse po paragjykojmë sepse ende nuk kemi parë se si do të votojë ajo kur të vjen vendimi për PAN-in, por ne presim që ajo të reflektojë”, ka shtuar ajo.