Drejtoria e Policisë në Vlorë u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugën Vlorë-Orikum, pasi që në vendin e quajtur “Kalaja” është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen edhe shkëmbinj të tjerë.
Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Lidhur me rastin janë njoftuar emergjencat civile, reparti i Xhenjos dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës.
Policia raporton se deri më tash nuk ka të lënduar.