Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka shprehur bindjen se LDK-ja përgjithësisht nuk shfaq vullnet të fortë për bashkëpunim me partinë e tij.
“Kemi pasur tri takime deri më tash. Ata kanë qenë të interesuar me fol për seancë, por jo për program drejt krijimit të një qeverie tjetër. Kjo neve na çudit, nëse LDK0ja është e interesuar që PAN-in të dërgojë në opozitë”, ka thënë Konjufca në një intervistë për televizionin publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonjufca ka folur edhe për deklaratën e Hotit, që ka kërkuar nga VV fillisht të kërkojë falje për veprimet e veta kundër kryeministrit Mustafa.
“Këto deklarata janë bërë për dëmtimin e bashkëpunimit më VV-në. Kjo i dëmton raportet tona dhe janë deklarata të pamatura”, tha ai.
Sipas tij LDK-ja, dëshiron një distance të barabarta nga PDK-ja dhe VV-ja, për të projektuar ndonjë pazar për vetvete.
“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë ankand siç po bënë LDK-ja, por kemi nevojë për një bashkëpunim të sinqertë me LDK-në. Ky pozicion aktual që përfaqëson Avdullah Hoti, më shumë i përket Gardës së vjetër të LDK-së, e cila nuk donë reformime të brendshme dhe e cila nuk i jep mundësi artikulimi të një grupi aty brenda të përfaqësuar nga Vjosa Osmani, të cilët hapur kanë shfaqur hapur një mundësi bashkëpunimi me VV-në” tha ai.