Temperaturat e larta deri në dyzet gradë celsius ditëve të fundit në Kosovë nuk i kanë bindur institucionet përgjegjëse që të bëjnë kufizimin e aktiviteteve punuese për shumë kompani, punëtorët e të cilave i janë ekspozuar drejtpërsëdrejti diellit.
E gjitha kjo për shkak të mungesës së një dispozite ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zyrtarëve të Ministrisë së Punës, Inspektorati i Punës është organ kompetent për këtë çështje.
Sipas kreut të Inspektoratit të Kosovës, Basri Ibrahimi, ata nuk kanë kompetenca për t’ua ndalur punën kompanive. (Më shumë detaje mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)