Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azilkërkuesit shqiptarë përdorin Aeroportin e Ohrit për në vendet e BE-së

Azilkërkuesit shqiptarë po përdorin Aeroportin e vogël të Ohrit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo ishte deklarata e bërë nga drejtori për kufirin në rajonin e Ohrit, Xhelal Lata, gjatë një takimi që pati në Qafëthanë me drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lata tha se në dy javët e fundit janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyre iu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e bëri të qartë për të gjithë qytetarët që kërkojnë azil në vendet e Evropës se ky fenomen nuk mund të ekzistojë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)