Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar atë që ndodhi pak më parë mes aktivistëve të PDK-së dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, tek përurimi i parkut të ri tek “1 Tetori”.
Krasniqi ka thënë se kjo pengesë nga ana e aktivistëve të PDK-së, po i bëhet zhvillimit të Prishtinës, por se ka thënë kjo mbetet në nivel tentimi, pasi zhvillimin e Prishtinës nuk mund ta ndalë askush.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i plotë i Frashër Krasniqit:
Veç mos harroni që aktivistët e VV i kanë prishur me aksione simbolike ngjarjet e pushtetit që lidheshin me privatizimin, negociatat, demarkacionin, etj.
Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Por kjo gjithmonë mbetet në nivel tentimi, sepse zhvillimin e Prishtinës nuk munden më me e ndalë.