Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i autorizuar nga presidenti Hashim Thaçi, i ka dorëzuar nënës së dëshmorit Bedri Shala, Taibe Shala vendimin dhe Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Kjo dekoratë vlerëson sakrificën dhe trimërinë e dëshmorit Bedri Shala për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice si dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.
Siç njofton Komuna e Drenasit, pas ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtor, së bashku me ministrin e MPH, Ferat Shala dhe familjar, miq e shokë të dëshmorit Bedri Shala, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Polac.
-
Osmani dekoron Smajl Hajdarajn me Urdhrin “Hero i Kosovës”
-
Thaçi ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë
-
Heronjtë Rasim Kiçina dhe Bedri Shala, sinonim të luftës për liri
-
Veseli në rivarrimin e dëshmorëve nga Polaci në Marinë
-
Urdhri “Hero i Kosovës” u ndahet Berishës, Përlleshit, Bashotës e Ramës