Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami thotë se javën e ardhshme mund të formohen institucionet

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami në reagimin e tij ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se “PDK duhet të shkojë në opozitë”, ka thënë se “për të shkuar në opozitë nuk tregon Lutfi Haziri, por qytetarët”.

Në një intervistë për televizionin publik, Bajrami ka thënë se institucionet e vendit mund të formohen javën e ardhshme, kur edhe pritet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, pasi të arrihet një konsensus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me kushtëzimet e VV-së dhe LDK-së që Kadri Veselin nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se PDK duhet të tregojë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, sepse kjo është e drejtë ekskluzive e PDK-së.

“Partitë politike duhet ta pranojnë Kadri Veselin, pasi nëse para 3 vitesh ka qenë i pranueshëm, pse mos të jetë tani”, ka thënë Bajrami.