Shtatë përfaqësues të SKV-së janë lënduar dhe 10 të tjerë janë dërguar në polici.
Kështu kanë deklaruar Imer Fejza dhe Nurimshahe Demaliaj, pas aksionit të studentëve në rektoratin e UP-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet po ashtu se i lënduar ka mbetur edhe një polic.
47 vjetori i themelimit të UP-së është mbajtur në sallën ku mbahen mbledhjet e senatit dhe jo si rëndom në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik.
Në sallë kishte edhe përfaqësues të lëvizjes studentore SKV.
Me të dalë në skenë rektori i UP-së, Marjan Dema, ai grup i studentëve të organizatës SKV kanë filluar të brohorisin se “UP është institucion i pushtetit” dhe menjëherë ka reaguar sigurimi.
Ata u nxorën jashtë dhe Rektori Dema mbajti fjalimin.
Por jashtë serish pati fishkëllima dhe aty aksioni protestues vazhdoi duke u përleshur me Policinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.