Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të brengosura me mungesën e përparimit në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në Kosovë.
Duke reaguar pas raportimit të “Kohës Ditore” për numrin e vogël të dënimeve në rastet e korrupsionit që përfshijnë zyrtarë të lartë publikë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur brengën me këtë situatë në gjyqësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shumë i brengosur me mungesën e përparimit rreth rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë të përshkruara këtu”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, ambasadori Delawie, duke i bashkangjitur komentit të tij edhe ueb-adresen e artikullit të “Kohës Ditore” nga koha.net
“Duhet kthyer mbrapshtë këtë trend”, ka shtuar Delawie.