Deputeti i PAN-it, Milaim Zeka, pak minuta para se të vazhdojë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nëse koalicioni që i përket nuk i ka numrat, atëherë rastin për formimin e Qeverisë duhet ta ketë Vetëvendosje dhe LAA-ja, por sipas tij, as këto parti nuk i kanë numrat për formim.
Në një deklaratë për media, Zeka ka thënë se duhet të zhbllokohet parlamenti i Kosovës me qëllim që partitë t’i masin forcat për formimin e qeverisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse zhbllokohet parlamentin, atëherë duhet t’i masim numrat. Nëse PAN-i nuk i ka numrat, atëherë duhet ta shohim nëse numrat i ka Vetëvendosje dhe LAA, por as ata nuk i kanë numrat”, ka thënë Zeka, i cili ka shtuar se për thirrje të seancave kryesuesi fillimisht duhet të konsultohet me partitë parlamentare.