Rendimentet e grurit këtë vit kanë qenë shumë të ulëta. Zvogëlimi i hapësirës së mbjellë dhe e sasisë së grumbulluar nga kultivuesit e tij, sipas Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të imponojë rritjen e sasisë nga importi.
Sipas drejtuesve të saj, ajo nuk përballon më shumë se 25 për qind të nevojave të qytetarëve. Këto shifra janë larg atyre të Ministrisë së Bujqësisë që thotë se sasia e grurit përmbush 65 për qind të nevojave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sivjet kemi diku rreth 2.700 kg për hektar. Ky është rëndimet më i ulëti që e mbajmë në mend. Përveç asaj kemi edhe sipërfaqe tepër të vogla gjerësisht sivjet janë të mbledhur diku rreth 30.000 hektarë më pak ”, ka thënë Tahir Tahiri, FSBK-së, në konferencën e mbajtur të mërkurën. Të dhënat sipas tij, vijnë nga terreni ku ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve. Ai e ka vlerësuar shumë brengosëse gjendjen në bujqësi.
“Faktorët që kanë ndikuar në ulje kaq drastike të rendimenteve dhe të sipërfaqeve të grurit janë sepse farërat të cilat përdorin bujqit janë të kualitetit jashtëzakonisht të dobët. Plehrat dhe pesticidet janë, po ashtu, të kualitetit të dobët”, ka shtuar Tahiri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.