Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon shtrirja e shërbimit diplomatik e Kosovës në Paqësor

Ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Sabri Kiçmari i ka dorëzuar Letrën Kredenciale Presidentit të Republikës së Vanuatus SHT z. Obed Moses Talles, përmes të cilës ai është akredituar si Ambasador jorezident i Republikës së Kosovës në Republikën e Vanuatus, njofton kumtesa nga Ambasada e Kosovës në Australi, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij ambasadori Kiçmari i ka përcjellë përshëndetjet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për presidentin Talles, duke e falenderuar për mbështetjen që Republika e Vanuatus i ka dhënë Kosovës përmes njohjes në vitin 2010 dhe duke votuar pro pranimit të Kosovës në UNESCO në vitin 2015. Ndër të tjera Ambasadori Kiçmari ka deklaruar se edhe pse dy vendet gjenden larg njëri-tjetrit në rrafshin gjeografik, ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, bashkëpunimin dhe mirëqenien në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Vanuatus Obed Moses Tallis i ka shprehur një mirëseardhje të ngrohtët Kosovës në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Vanuatus. Ai ka deklaruar se “Republika e Vanuatus do të jetë në mbështetje të integrimit të Republikës së Kosovës në organizatat dhe strukturat ndërkombëtare”.