Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që kishte qenë qëllim në vete.
Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës. Është rrëmbyer dhe mbajtur me orë të tëra në një kafene nga paramilitarët serbë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rrëfimi në vetën e parë: Shyqyr që shpëtova gjallë
TH.M.
Jom ni person pak i hareshëm, po kanihere jom edhe pak nervoz, e di veten. Po kur jam nervoz, nuk muj me e tejkalu ato pa u qetësu ose pa përdorë naj medikament për me pushu pak, me flejtë pak, me dalë jashtë. E tjera herë, jom e qetë kështu, po e nij veten, gjithë here e nij veten që s’kom mujtë me ba ato që duhet me e ba. Ish dashtë a din me kanë dikushi, po tash, koha ka shku s’ka metë kurgjo, s’paku njeri kish mujtë me e ba nji zgjidhje, ni rrugë t’veten. Mos me kanë e varun prej kurrkujt. As prej burrit, as prej kurrkujt.
S’kom dashtë me kon e varne prej kurrkujt hiç. Kom dashtë me kon vetja gjithë. Edhe si fëmi jom kanë qashtu. Si fëmi jom kanë fëmi i zgjutë. Ma e veçantë, diqysh i kom ba senet diqysh ma t’veçanta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.