Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët po i lënë të papastër hapësirat buzë liqeneve gjatë fundjavave

Pothuajse çdo vit, liqeni i Badovcit dhe ai Batllavës marrin nga një jetë njeriu.

Rasti i fundit ishte ai i 10-vjeçares nga Sukrishi i Podujevës, e cila humbi jetën në zonën e thellë në Batllavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët e Orllanit, menjëherë pas këtij rasti, kanë kërkuar angazhimin e zhytësve dhe shenjëzimin e liqenit, pasi jo të gjithë mund t’i dinë zonat e rrezikshme.

Por, në Batllavë, ambulanca nuk punon gjatë fundjavës, pikërisht në ditët kur ka më së shumti vizitorë.

Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se komuna do ta shqyrtojë mundësinë e funksionalizimit të ambulancës afër liqenit, edhe pse pothuajse ka kaluar sezoni veror, ndërsa thotë se nuk është në kompetencë të komunës, angazhimi i zhytësve.

Në një përgjigje me shkrim që zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ia kanë dërguar KTV-së, thuhet se këto liqene nuk mund të përdoren nga askush, sepse tashmë dihet që janë zona të mbrojtura ujore.