Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e quan guxim votën e Teuta Rugovës

Deputeti Daut Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Teuta Rugova po tregohet e guximshme dhe po e bën atë që e bëri babai i saj para 13 vjetësh.

Ai ka shprehur habinë me qëllimet e disa mediave, të cilat sipas tij po komprometojnë mbështetjen që familja Rugova i ka dhënë Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i befasuar me qëllimet e disa mediave që ta komprometojnë një të vërtetë të mbështetjes që familja Rugova i ka dhënë Ramushit për kryeministër, duke implikuar lloj-lloj emrash në teoritë e tyre konspirative. Unë mund t'iu them se unë e filanat e fistekët që janë zënë në gojë, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces”, ka thënë Haradinaj po specifikuar më konkretisht se për kë e ka fjalën.

“Po ‘rrena e marrja, hala nuk e kanë çelë varrë kërkënd në këtë vend’! Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë më të mençur, se sa të merrem me denoncimin e shpifjeve të flliqta që bëni! Respekt të pa fund për guximin e Teutës që e bëri të njëjtën veprim siç bëri babai i saj para 13 vitesh”, ka thënë ai.