Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bllokuesit duhet t’i kthehen seancave në Kuvend, kështu t’i hapet rruga krijimit të Qeverisë.
Postimi i Haxhiut në Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoalicioni PAN, ndonëse thonin se i kanë votat, u vonuan dy orë në seancën konstituive të 3 gushtit. Kur erdhën pas dy orësh, i kërkuan edhe dy orë të tjera. Enver Hoxhaj me një fjalë tha "ndoshta pas drekës ndryshojnë gjerat"!
Pas dy orësh, nuk u kthyen më. Nuk erdhën as të premten, ne vazhdimin e seancës konstituive.
Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, i ka të drejtat e plota për të thirrur seancën konstituive, kurdo që ai e konsideron të nevojshme dhe arsyeshme. S'ka asnjë obligim karshi kërkesave për takime konsultative.
Bllokuesit duhet t'i kthehen seancave në Kuvend. Për t'i hapur rrugë krijimit të Qeverisë, konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet sa më parë.