Nëpër disa media online në vendin tonë, është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar sot një mbledhje brenda partisë ku pritet të diskutohet për çështjen e takimit konsultativ i cili është thirrur për ditën e mërkurë.
Por një gjë të tillë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti e ka mohuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është vetëm spekulim. Nuk ka mbledhje të grupit parlamentar sot”, ka thënë ai për Koha.net.
Në anën tjetër, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i njëjtë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ditës së mërkurë, pasi sipas tij, kjo është tendencë e PAN-it.