Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Trashëgimtarëve të papenduar të Millosheviqit - BE i jep status kandidati

Kolumnisti i Kohës Ditore, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka kritikuar BE-në për izolimin e Kosovës, kurse Serbisë pro ruse i jep statusin kandidat.

“Në Serbi, përfaqësuesja më e lartë e BE-së Mogherini pritet me fishkëllima, fyerje e thirrje pro-ruse. Votuesve të tyre, trashëgimtarëve të papenduar të Millosheviqit - po kjo BE i jep lëvizje të lirë e status kandidati”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai më tutje ka thënë se është padrejtësi që, Kosova, përkundër që është një nga vendet më pro-evropiane po mbahet e izoluar, dhe kushtëzohet si asnjë vend tjetër.

“Dy milion kosovarët ndërsa, nga më pro-evropianët e mundshëm sot, mbahen të izoluar - pa lëvizje të lirë, pa njohje të shtetësisë, me plot kërcënime. Mbi të gjitha, kushtëzohen me kritere që asnjë vend tjetër s'i kishte më parë. Kjo s'ka lidhje me drejtësi”, ka shkruar Abdixhiku.