Analisti politik i Këshillit Politik të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar të Qeverisë, që Pakon e Ahtisaarit ta përdorë si mjet për të ushtruar presion në sigurimin e votave për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Këtë argument unë e shoh si një përpjekje të dëshpëruar të koalicionit qeverisës për të ushtruar presion mbi opozitën dhe deputetët që të votojnë në favor të marrëveshjes së demarkacionit. Por mendoj se kjo nuk do të funksionojë”, ka thënë Weber në intervistën dhënë “Kohës Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, mënyra se si është arritur marrëveshja me Malin e Zi, me mungesë të theksuar të transparencës, ka bërë që të ngrihen dyshime tek opozita. Por Weber mendon se kjo çështje nuk duhet të bëhet sebep që Kuvendi të hyjë në bllokadë afatgjatë.
Gjermani Weber ka deklaruar se demarkacioni është kthyer në fushëbetejë, për shkak të asaj që ka ndodhur në vitin 2014, kur u pamundësua krijimi i Qeverisë nga koalicioni opozitar, si pasojë e vendimeve të motivuara “politikisht” nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Sa i përket nivelit të zbatimit të Pakos së Ahtisaarit, Weber ka thënë se institucionet nuk kanë arritur ta adresojnë çështjen kryesore, që ka qenë integrimi i veriut, si dhe vendosja e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.