Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shëtitje në Çarshinë e Gjakovës, Prishtina në përpjekje për ta rikthyer të vetën

Gjakovën dhe Prishtinën i dallojnë shumë gjëra.

Trashëgimia kulturore e traditat e ndryshme, ndikojnë që të dallohen lehtë këto dy qytete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, diçka që i ka dhënë identitet Gjakovës, si qytet historik edhe urban, është Çarshia e Vjetër, që ndryshe njihet si edhe Çarshia e Madhe.

Ajo është djegur e dëmtuar tërësisht disa herë, por u rindërtua.

Ndonëse këtu nuk mund të hasësh shumë zejtarë, si dikur, qytetarët thonë se Çarshia vazhdon të ruajë identitetin e qytetit.

Vazhdon të jetë pikëtakim për shumëkënd, në veçanti për të rinjtë.

Komuna e Prishtinës ka kohë që ka planifikuar t’ia rikthejë Çarshinë Prishtinës në zonën historike të qytetit me afro 100 dyqane.

Është e menduar të jetë në vendin, të cilin e shfrytëzon AKP-ja, ndonëse komunarët disa herë kërkuan që trualli të lirohet.

Ish-kryetari, Isa Mustafa, planifikoi shesh dhe zonë zejtare në pjesën e vjetër, por projekti u hodh poshtë.

Në vitet e 60-a, Prishtina kishte Çarshinë e saj po në këtë pjesë, por që më vonë ishte rrënuar.