Partia Demokratike e Kosovës, Dega e saj në Prishtinë, përmes faqes së saj në Facebook, ka publikuar një video të titulluar “Fakte, fakte, fakte”, e në të cilën kjo parti denoncon “mënyrën e shpërblimit të dhunës” që, sipas tyre, e kanë shkaktuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër protesta.
Aty, ish-lideri i kësaj partie, Albin Kurti, dhe ish-Sekretari Organizativ, tani deputeti Dardan Molliqaj, cilësohen si “komandantë të brigadave të dhunës në Vetëvendosje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë video, e cila përcillet me fotografi dhe tekst, shihen po ashtu aktivistë të shumtë të këtij subjekti politik dhe veprimet e tyre nëpër protestat që shpesh janë shndërruar në të dhunshme, raporton Koha.net.
Sipas PDK-së, Dega në Prishtinë, këta aktivistë të dhunshëm janë punësuar nga Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, gjë që, gjithnjë sipas kësaj partie, i ka kushtuar buxhetit të Komunës rreth tre milionë euro.
Në video po ashtu paraqiten edhe disa emra për të cilët pretendohet të jenë aktivistë të VV-së dhe të punësuar, siç thotë PDK, “jashtëligjshëm” në Komunën e Prishtinës.
Shikojeni videon: