Gjatë ditës së sotme, për vizitë zyrtare ka qëndruar në vendin tonë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian/Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila zhvilloi takime zyrtare me krerët shtetërorë të vendit, por edhe me ata të opozitës.
Në një postim në Facebook, kryeministri Isa Mustafa, tha se në takim me Mogherinin i është bërë e qartë se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend do t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza në shtetet Schengen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“... Federica Mogherini, hoqi çdo dilemë dhe na garantoi se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Koha.net.
Sipas tij, zyrtarja e lartë e BE-së e sqaroi gjithashtu se “kemi bërë progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe se ky kriter tashmë është përmbushur”.
“Andaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë në dorë fatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në BE. 120 deputetët e zgjedhur me votën tonë duhet të vendosin se a do t’i marrin parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, a do t'i marrin parasysh garancitë e plota të SHBA-ve se shënjimi i kufirit është bërë si duhet, konfirmimet e mëpasme të komisioneve të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, apelet e BE-së e vendeve mike... apo do të zhytemi më tej në batakun e akuzave e kundër akuzave politike, duke izoluar bashkëvendësit tanë, studentët, familjet, pacientët...”, ka thënë më tej Mustafa.
Kreu i ekzekutivit tha se “është koha e fundit t’i lemë anash interesat partiake dhe të bëjmë një hap të përbashkët historik përpara”.