Në kuadër të debatit të ashpër mes anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci, dhe deputetit të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka hyrë e tërë partia e këtij të fundit.
VV, përmes një reagimi dërguar mediave, i është sulur Stavilecit me akuza për servilitet, ndërsa partisë së tij për kapje të shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia LVV madje ka thënë se PDK do të jap përgjigje për vdekjen e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së i cili vdiq në qendrën paraburgimit në Prizren 9 muaj më parë.
Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e VV-së:
Blerand Stavileci nuk ka bindje as mendim. Ai është një servil i vockël që i shërben shefit. Fillimisht Hashim Thaçit, pastaj Kadri Veselit, pse jo, nesër edhe tjetërkujt. Servili mund ta ndërrojë shefin, por pa të s'bën dot. Kjo punë e ulët nuk njeh dinjitet. Suksesi i servilëve matet me shkallën e instrumentalizimit. Nganjëherë, ata duhet ta tejkalojnë edhe nivelin e të zotit për ta dëshmuar besnikërinë. Kjo pra është merita e Blerand Stavilecit për t'u bërë ministër.
Ata që kanë shkelur gjakun e dëshmorëve, po hedhin akuza drejt nesh se duam pushtet përmes gjakut; ata që për ta mbajtur pushtetin e bënë Kosovën pre të aspiratave shoviniste të Serbisë, na akuzojnë për gjoja lidhje me Serbinë; ata që e kanë kapur shtetin, tash që i kanë humbur zgjedhjet, akuzojnë se duam ta marrim pushtetin përmes dhunës. Akuzojnë pikërisht sepse u frikësohen akuzave nga shteti i së drejtës që nuk njeh shefa. Siç duket vetëm tash, afër 2 muaj pas zgjedhjeve, PDK ka filluar ta ndjejë goditjen e madhe që ka marrë më 11 qershor. Ne e dimë se janë të frikësuar, por vetëm ata e dinë sa shumë kanë vjedhur - pra sa shumë kanë çfarë të humbasin. Për Astrit Deharin do të përgjigjeni, dhe për këtë ju garantojmë; kurse për milionat e bëra përmes krimit e korrupsionit, e kemi gati ligjin anti-mafia.
Ky vend do të çlirohet me çdo kusht! Pavarësisht se nuk do klani Pronto. Në fakt, pikërisht përkundër tij. Për këtë i detyrohemi të rënëve!