65 ditë nga formimi i saj, Qeveria e re e Maqedonisë, bëri hapin e parë për përmbushjen e marrëveshjes me partnerët shqiptarë të koalicionit për zyrtarizmin e gjuhës shqipe në institucione.
Hapi tjetër do të bëhet brenda një afati prej 15 ditësh, kur projektligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjin, që parasheh që gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e ka përshëndetur kryeministri Zoran Zaev.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se me këtë vendim po përmbushin premtimin e tyre për “gjuhën shqipe” brenda 100-ditëshit të parë të qeverisjes.
Megjithatë, sipas tij, ky ligj përbën vetëm “avancim të gjuhës shqipe”, pasi për barazimin me gjuhën maqedonase duhen ndryshime kushtetuese, për çka nevojiten së paku 81 vota, e që LSDM dhe partitë shqiptare në kuvend nuk i kanë.
Taravari ka thënë se në rrethanat e tanishme, me VMRO-në jokonstruktive në opozitë, ndryshimet kushtetuese janë të pamundshme.
Për të shmangur dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese, që sipas Taravarit, kontrollohet nga VMRO-ja, 3 nene të këtij ligji do të dërgohen në komisionin e Venedikut.
Ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ka thënë se janë në prag të mbylljes së njërës prej çështjeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.
Po ashtu, përdorimi i shqipes në institucione, është kusht i BE-së për Maqedoninë në rrugën e saj të integrimit.
E vendimi i qeverisë në Shkup, ka kaluar pa asnjë reagim të liderëve institucionalë e partiakë në Kosovë e Shqipëri.