Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje: Prindërit si Muhamet Lladrovci, djemtë ia dhanë Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një komunikate për media, ka ngushëlluar familjen Lladrovci për vdekjen e kryefamiljarit të tyre Muhamet Lladrovci, babai i heroit të kombit Fehmi Lladrovci.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Muhamet Lladrovcit. Ai ka qenë babai i një prej dëshmorëve emblemë të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit. Prindërit si Muhamet Lladrovci nuk i ruajtën bijtë për vete, por ia dedikuan Kosovës. Ndërkaq, Fehmi Lladrovci ka përmbysur vetë kuptimin e trashëgimisë. Me sakrificën e tij, ai përbën trashëgiminë e rezistencës – duke dhënë më të shtrenjtën, e duke përbuzur të pavlefshmen. Prindërit e dëshmorëve na e kujtojnë rolin e rëndësishëm edukues që ka pasur familja shqiptare për brezin e ri në kushtet e okupimit. Kjo familje na e rikthen në kohën tonë edhe luftën kundër moralit patriarkal; se lufta për liri kundër pushtuesve shkon krah për krah me barazinë e emancipimin brenda nesh. Xheva e Fehmiu, sikur Shota e Azemi janë dëshmorët e kësaj shëmbëlltyre”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo