Zahra Fetahu nga Maroku tash e dhjetë vjet jeton në Kosovë.
Duke qenë se në këtë shtet gjuhë zyrtare është frëngjishtja, Zahra gjeti punë në një kompani të huaj, e cila ka përfaqësinë e saj të Call Center-ve në Kosovë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsaj i ishte ofruar një kontratë e përhershme e punës, por vetëm pas dy muajve, u dëbua nga puna, pavarësisht se paraprakisht nuk kishte marrë asnjëherë vërejtje.
Ajo shprehet e dëshpëruar pse kompania nuk po e thotë të vërtetën e largimit të saj nga puna.
Ajo thotë se kompania menjëherë pasi ia këputi asaj kontratën, hapi konkurs për punëtorë të gjuhëve të huaja, mes të cilave ishte edhe ajo frënge.
Kompania në fjalë, në përgjigjen që i ka dhënë KTV-së, thotë se Zahras i kanë ofruar një vend tjetër pune në këtë kompani po me këtë konkurs, por e njëjta nuk e kishte pranuar.
Këto deklarime i ka kundërshtuar Isuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, sipas të cilit, numri i shkeljeve të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat vetëm po rritet.
Sido që të jetë, të dyja palët pritet të takohen në gjykatë, pasi Zahra është ankuar në Inspektoratin e Punës dhe pasi të marrë një përgjigje nga aty, ajo do ta dërgojë rastin për zgjidhje në gjykatë.
Punëtorja nga Maroku padit kompaninë kosovare... by kohanet