Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka dekoruar me urdhrin Xhemajl Fetahaj, me motivacionin Atdhetar i Dalluar, disa nga bashkatdhetarët tanë, të cilët ndihmuan me mjete financiare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Me këtë rast dekoratat u ndan për Dino Asanaj (post mortum - SHBA), Sadik Dinaj (Zvicër), Naser Shoshi (Francë), Tahir Krasniqi (Zvicër), Muharrem Gashi (Gjermani), Shaqir Gjocaj (Zvicër) dhe Gëzim Krasniqi (Austri).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDekoratat u ndan nga kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, i cili mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diasporës në përkrahje të luftës së UÇK-së.
Ndryshe, dekorimi me urdhrin Xhemajl Fetahaj për disa nga bashkatdhetarët që cilët ndihmuan financiarisht UÇK-në është bërë në bazë të vendimit të datës 16 qershor 2017.