Serbia do të bëjë të gjitha që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ka thënë sot drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai ka theksuar se pas kërkesës së Prishtinës për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare “qëndrojnë synime separatiste” dhe dëshira që të konfirmohet sovraniteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova tash është paraqitur në Interpol përmes organeve të Serbisë dhe UNMIK-ut. Nëse ekziston ndonjë kriminel, i cili duhet të arrestohet nga territori i Kosovës, kjo çështje tashmë është zgjidhur”, ka thënë Gjuriq për televizionin serb Pink.