Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në televizionin publik se kanë pasur një konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtuar në masën e mjaftueshme sepse nuk ishte për Qeveri.
“Pra me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për të propozuar kryeparlamentarin është vetëm e PAN-it dhe mendoj se VV e LDK, kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, sado që e vonojnë PAN-in, prapë do të humbin kohë, sepse vetëm PAN-i mund të propozojë kryeparlamentarin dhe se vota vetëm është simbolike, sepse kjo është e paraparë me një drejtim, nuk ka drejtim të mirë.
Haradinaj tha se ata e kanë friken se nëse kalon kryeparlamëntari Qeveria i ka menjëherë votat, pra nuk e shoh arsyen me tregu një fuqi të numrave me kryeparlamentarin.
“Unë e di se Qeveria do të vijë sepse, nuk mund të vazhdojë kjo logjikë pa kufi. I kam parë edhe deputetët që janë ndier keq me këtë reagim të tyre”.