Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritikohet veprimi i Vetëvendosjes me flamuj kombëtarë në seancë

Gjatë betimit në Kuvend, 32 deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje, kishin nga një flamur kombëtar përpara tyre.

Ky veprim, është kritikuar nga njohës të çështjeve politike, ani pse një çështje e tillë nuk është rregulluar me rregulloren e Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se vendosja e flamujve nga deputetët e Vetëvendosjes, mund të ngjallë reagime edhe deputetëve tjerë në Kuvend.

Ndërkaq, deputetët të Vetëvendosjes kanë thënë se kanë bërë veprim të duhur.

Sipas Fisnik Ismjalit, ky veprim është vazhdimësi e aktiviteteve të tyre si parti, derisa ka shtuar se flamuri i Republikës së Kosovës, është i imponuar.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi nuk i kanë njohur simbolet e Republikës së Kosovës, por gjatë fushatës së fundit elektorale, Albin Kurti kishte thënë se i njohin simbolet e Kosovës.