Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie takohet me Alternativën, flasin për domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve

Përmes një komunikate për media Alternativa ka bërë të ditur se në zyrat e partisë ka mbajtur takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

“Sot në zyrat e Alternativës për takim ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Në këtë takim ai u takua me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin, Ilir Deda”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu thuhet se, “në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një konsensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë”, transmeton Koha.net.

“Udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan ambasadorin Delawie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës”, thuhet në komunikatë.