Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e parë gjyqësore në lidhje me ankesat e palës së dëmtuar karshi dënimit të Nebih Berishës për vrasjen e gruas së tij, Zejnepes, raporton KTV.
Gjatë seancës pala mbrojtëse e Zejnepes ka kërkuar rritje të dënimit për vrasësin. Nga ana tjetër, avokati i të akuzuarit, Esat Gutaj ka thënë se Zejnepja e ka tradhtuar bashkëshortin e saj me një polic.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas seancës, para Pallatit të Drejtësisë ka protestuar Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, përfaqësuesja e RRGGKS-ë, Igballe Rugova ka kërkuar dënim maksimal për rastin e Zejnepes.
E ndjera u vra tetorin e vitit 2015 me anë të një thike nga bashkëshorti i saj. Ndërsa, burri i viktimës u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj burgim.