Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Në Kosovë ka vetëm shantazh të PDK-së, ajo duhet të shkojë në opozitë

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka reaguar për zhvillimet politike në vendin tonë.

Surroi, në Facebook ka thënë se në Kosovë nuk ka krizë e as bllokadë parlamentare, por ka vetëm shantazh të PDK-së. Për këtë arsye, ai ka thënë se PDK duhet të shkojë në opozitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i Surroit:

Kosova nuk ka krizë e as bllokadë parlamentare.
Prej zgjedhjeve të para shumëpartiake të pasluftës më 2001 e deri më sot ka pasur vetëm shantazh të PDK-së për tu imponuar tej rregullave të demokracisë parlamentare.
Zgjidhja është e lehtë, PDK në opozitë, me rregulla demokratike.