Zyrtarë serbë kanë shfaqur drojën nga anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Interpol, transmeton Koha.net.
Kështu, Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin Serbisë, ka thënë se “për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të jetë anëtar i Interpolit. Me hyrjen eventuale, Kosova do ta kishte më të shkurtër rrugën për të ngritur aktakuza dhe për t’i bërë ato drejtpërdrejt të plotfuqishme e jo më përmes UNMIK-ut”, përcjell FoNet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se përpjekja për anëtarësim të Kosovës në Interpol është “kompensim për ngecjen që ka pasuar në arritjen e subjektivitetit të plotë ndërkombëtar” duke theksuar se kjo ka ndodhur edhe përkundër presionit të fuqishëm të sponsorëve ndërkombëtarë.
Gjatë shtatorit, sipas paralajmërimeve, pritet anëtarësimi i Kosovës në Interpol.
Interpoli është organizatë ndërkombëtare policore.