Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AFP: Kosova po rrëshqet drejt krizë politike

Kosova po ballafaqohet me krizën potenciale politike pasi që të enjten përbërja e re e Kuvendit nuk arriti të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, vlerëson AFP, transmeton Koha.net.

Kjo nxit dyshimin se koalicioni që fitoi në zgjedhjet parlamentare të qershorit do të mund ta sigurojë shumicën, thotë agjencia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zgjedhja e kryetarit të parlamentit, sipas AFP-së, është shumë e rëndësishme pasi që ajo tregon nëse koalicionin, që përfshin ish –komandantët e luftës,mund të arrijë mjaftueshëm vota për ta zgjedhur kryeministrin.