Drejtorë klinikash e spitalesh prej dy ditësh kanë mbetur pa titullin specialist.
Dy shkallë të sistemit gjyqësor e kanë konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e ish-ministrit Ferid Agani, nëpërmjet të cilit ishin barasvlerësuar gradat e mjekëve që kishin punuar nga 5 deri në 7 vjet në repart ose në klinikë, me mjekët që fillimisht kishin përfunduar specializimin përkatës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash kur dy gjykatat kanë vlerësuar se ky vendim është i jashtëligjshëm, as QKUK-ja e as Ministria e Shëndetësisë nuk e dinë si të veprojnë.
Në një përgjigje për gazetën, zyrtarët e QKUK-së kanë deklaruar se ata nuk e dinë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore që ka cilësuar këtë barasvlerësim të jashtëligjshëm. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.