Shqipëria angazhohet që të ndjekë politikë të jashtme, të njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, për sa i përket Rusisë, ndërsa kjo e fundit ka shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm sanksionet për produktet agro-bujqësore ndaj disa vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria.
Ndërkohë që më parë Shqipëria bashkë me tri vende të tjera jokomunitare i është bashkuar vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë deri më 31 janar të vitit 2018 sanksionet ndaj Rusisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiçka të tillë e njoftoi vetë Këshilli Evropian, departamenti për punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në njoftim saktësohet se, përveç Shqipërisë, këtij vendimi i janë bashkuar edhe Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina. Këto katër shtete sigurojnë se politikat e tyre kombëtare do të jenë konform vendimit të Këshillit Evropian. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.