Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK nuk do të jetë pjesë e seancës pa u ndryshuar mentaliteti uzurpues i institucioneve

Blerand Stavileci, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë ai që ka dalë në konferencë për media, ku nga selia e partisë ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e seancës konstituive, derisa siç ka thënë nuk ndryshon kursi i mentalitetit uzurpues të institucioneve.

“Qëndrimi jonë është jo, sepse nuk mundet dikush në mënyrë autoritare të mbyll e të thërras seancën”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E keni parë edhe sot se forma të caktuara se si e merrnin në pyetje kryesuesin e si i rrinin mbi kokë njësoj sikur në sekretariatet ku i marrin në pyetje anëtarët e vet, i kanë presionet që i bëjnë në ato sekretariate të Vetëvendojes”, ka thënë Stavileci, teksa ka shtuar se edhe deputet të caktuar të LDK-së kanë bërë presion e shantazh ndaj Teuta Rugovës e cila u rreshtua kah PAN-i.

Stavileci ka thënë se PDK nuk do të lejojë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve dhe të votuesve.

“Mentaliteti uzurpues i Vetëvendosjes dhe LAA-së është shqetësues. PDK-ja është e vendosur që të mos e lejojë këtë dhe të mos i nënshtrohet asnjë diktati politik. Ne i sigurojmë qytetarët dhe votuesit e PDK-së se do ta ruajmë vullnetin e tyre”, ka thënë Stavileci.

Më poshtë gjeni të plotë deklaratën e Stavilecit, pa përgjigje në pyetjet e gazetarëve: 

PDK: Mos bëni presione, s’lejojmë të cenohet kushtetutshmëria dhe vullneti qytetar

Partia Demokratike e Kosovës dënon presionet publike dhe private mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si përpjekje për dirigjimin e votave të tyre.

Partia Demokratike e Kosovës apelon te subjektet politike parlamentare, që të mos i shantazhojnë të zgjedhurit e popullit, por t’i lënë të lirë, sepse si përfaqësues të qytetarëve, deputetët i nënshtrohen vetëm vullnetit dhe ndërgjegjes së tyre.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të formohen mbi vullnetin e shprehur të qytetarëve dhe jo mbi inatet personale të grupeve politike, që me qasjen e tyre destruktive po e bllokojnë të ardhmen e Kosovës.

Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për abuzimet e vazhdueshme, që sot kryesuesi i seancës konstituive i ka bërë gjatë udhëheqjes së saj, duke treguar njëanshmëri dhe duke i ofenduar jo vetëm fituesit e zgjedhjeve, por edhe institucionin e Kuvendit të Kosovës.

Përpjekjet e subjekteve politike humbëse të zgjedhjeve për të bllokuar krijimin e institucioneve shtetërore do të dështojnë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, të shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit.

Mentaliteti uzurpues dhe manipulues i partisë Vetëvendosje dhe koalicionit të LDK-së është shqetësues jo vetëm për situatën aktuale, as vetëm për një pozicion politik sic mund të jetë pozita e kryeministrit apo kryeparlamentarit, por për kushtetutshmërinë dhe vullnetin e cenuar qytetar, duke krijuar kështu precedentë që nuk i japin zgjidhje problemit, por e legjitimojnë metodën e tyre uzurpatore për shtetin dhe institucionet.

Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që të mos e lejojë këtë dhe të mos i nënshtrohet asnjë diktati politik.

Ne, sikurse që jemi dëshmuar deri më tash në themelimin, mbrojtjen dhe respektimin e institucioneve shtetërore, i sigurojmë qytetarët dhe votuesit e PDK-së, se do ta respektojmë vullnetin e tyre, duke i formuar shumë shpejtë institucionet e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë garancë e vlerave euroatlantike të shtetit të Kosovës.