Deputeti Korab Sejdiu nga radhët e koalicionit LAA, ka thënë se koalicioni PAN nuk po tregon respekt ndaj qytetarëve që i votuan, pasi ata nuk morën pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të orës 15:00.
“Kemi shpresuar që seanca do të shkojë, por fatkeqësisht dëshira e disave për t’i mbajtur kthetrat e pushtetit po na sjellin në situata të paqarta. Me këtë po tregohet mos respekt ndaj qytetarëve që po përdorin votat e tyre”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSejdiu ka shfaqur shpresën se koalicioni PAN deri në seancën e radhës do të vetëdijesohen dhe se do të jenë të pranishëm në sallë.
“Shpresa është që ata të kthehen në Kuvend. Unë besoj që sot u tregua që ne ishim të konsoliduar. Barra bie tek ata që po ndërmarrin disa veprime që qesin njollë të zezë, jo vetëm në Kuvend, por dhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.