Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Zvicra përkrahëse e rëndësishme e progresit në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit në detyrë, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri Mustafa e falënderoi ish-presidenten Calmy-Rey për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe Zvicra i kanë dhënë Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Ish-presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar proceset zhvillimore në Kosovë dhe shprehur përkrahje të mëtejme.