Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.
Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca u ndërpre pasi Kuvendi ishte i ndarë me 60 – 60 për propozimin e PAN-it që i duheshin edhe dy orë konsulitime për të propozuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
Në vazhdimin e seancës që u thirrë në orën 15:00, PAN-i nuk mori pjesë me arsyetimin se kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Adem Mikullovci i Vetëvendosjes, tha që senaca ka përfunduar dhe se kjo, sipas PAN-it ka krijuar një situatë të re e cila kërkon interpretim ligjor.
Enver Hoxhaj i PAN-it tha se seanca duhet të thirret me konsultimin e krerëve të partive politike. Tash për tash mbetet e paqartë nëse PAN-i do të shkojë nesër në seancë.