Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Nuk do të jem bllokues i institucioneve

Deputeti i LAA-së, Labinot Tahiri, thotë se nuk do të jetë bllokues i institucioneve.

Tahiri, që ishte ndër emrat më të përmendur se do të votojë pro qeverisë Haradinaj edhe pse është pjesë e koalicionit LAA, ka falënderuar votuesit që i kanë mundësuar sot të jetë në ulësen e deputetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para seancës konstituive ai ka thënë se nuk do të bllokojë institucionet, por duke mos sqaruar se a do të votojë pro kryetarit të Kuvendit nga radhët e PAN-it.

“E dashura familja ime dhe ju qytetarë të dashur..! Ju jam mirnjohës, për besimin që më keeni dhënë dhe më keni ulur në ulëset e këtij Parlamenti, që dikurë prindët tanë u larguan me dhunë! Sot, këmba ime shkel këtu! Nuk e di se sa do jem këtu, por se gjithnjë do veproj në interesa shtetrore dhe kombëtare. Nuk do jem bllokues i institucioneve tona”, ka shkruar ai në Facebook.